Migjeni: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni - 書籍 - Createspace - 9781499173758 - 2014年4月16日
カバー画像とタイトルが一致しない場合、正しいのはタイトルです

Migjeni: Millosh Gjergj Nikolla

価格
¥ 2.738
税抜

遠隔倉庫からの取り寄せ

発送予定日 年10月21日 - 年11月6日
Migjeni の新しいリリースのお知らせを受け取る
iMusicのウィッシュリストに追加

まだ評価がありません

Publisher Marketing: Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolles) eshte nga shkrimtaret me te shquar te letersise shqiptare. Me nje realizem te thelle, te panjohur deri atehere ne letersine tone, ai pasqyroi jeten e perditshme te shoqerise shqiptare, sidomos te shtresave te varfera te qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe fashizmin qe po kercenonte Evropen. Perfaqesuesi me i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tone me nje shkalle shume te larte ideoartistike protesten e hapur, enderren per nje bote te re dhe optimizmin e thelle. Migjeni lindi me 23 tetor 1911 ne Shkoder, ne familjen e nje tregtari te vogel, ku shume shpejt veshtiresive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqesite familjare. Kur ishte pese vjec, i vdiq nena, kurse ne moshen trembedhjetevjec humbi te atin, e me pas vellane e gjyshen me te cilen ai ishte lidhur fort pas vdekjes se nenes. Keto fatkeqesi e bene Migjenin, qe vetiu ishte nje natyre e mbyllur, te terhiqej nga jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi shkollen fillore ne Shkoder, ai shkoi per te vazhduar mesimet ne Tivar dhe me pas perfundoi seminarin teologjik te Manastirit. Pikepamjet e reja politike e shoqerore, konceptet e perpunuara mbi natyren e shoqerise, mbi njeriun dhe artin, krahas artit te tij te ri revolucionar, e bejne Migjenin figuren me te madhe te brezit te ri te viteve '30 dhe nje nga shkrimtaret me te shquar shqiptare. Me krijimtarine e tij novatore letersia jone kaloi perfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si ne poezi edhe ne proze pasqyroi me realizem te thelle shoqerine shqiptare te kohes, jeten e shtresave me te vogla te qytetit dhe fshatit, iu kundervu deri ne mohim rendit ne fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti te jape nje tablo realiste te viteve '30 . Ne krijimtarine e tij, per here te pare perftohen figura dhe portrete te plota e shume te fuqishme te malesorit e punetorit, te gruas shqiptare e cila ishte viktime e nje shfrytezimi te dyfishte. Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi jane tipare karaktristike te poezise se tij, e cila shquhet per konceptimin dhe sistemin origjinal te figuracionit. Kurse ne proze ai u shfaq si mjeshter i portretizmit dhe i dhenies se psikologjise se tipave te ndryshem, qe perfaqesojne shtresa e klasa te ndryshme. Si ne poezi dhe ne proze, ai solli nje satire shoqerore e politike te fuqishme. Ne poezi ai trajtoi vjershen dhe poemen pa subjekt me varg te lire, qe shquhet per mendimin sinteze dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Ne proze ai levroi tregimin psikologjik, skicen, prozen satirike, qe shquhet per tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhen e gjalle.

メディア 書籍     Paperback Book   (ソフトカバーで背表紙を接着した本)
リリース済み 2014年4月16日
ISBN13 9781499173758
出版社 Createspace
ページ数 66
寸法 152 × 229 × 4 mm   ·   99 g

Migjeniの他の作品を見る